Ballina Showbiz Befason Blero, tregon arsyen pse u nda nga ‘bebi’: Intervistën me Afronën...

Befason Blero, tregon arsyen pse u nda nga ‘bebi’: Intervistën me Afronën e bëra si hakmarrje ndaj ish të dashurës

Artisti i njohur i estradës, Blero Muharremi për podcastin e fundit të realizuar me ish-bashkëshorten Afrona Dika ka thënë se ka qenë si një hakmarrje për ish të dashurën e tij të fundit e identifikuar si ‘Bebe’, ku Blero e ka përmendur sa ishte brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova II.

Marketing

Blero në ‘Reload’ të Televizionit Dukagjini u shpreh se komplet intervista e realizuar në podcastin me Afronën ka qenë si mesazh hakmarrës ndaj ish-të dashurës së tij ose inati që kishte për të. Duke shtuar se interesi i Afronës ka qenë rritja e audiencës dhe e klikimeve për emisionin e saj.

“Mu ka dhimt vetja dhe koha” u shpreh Blero teksa komentuar paraqitjen e tij tek podcasti, ku ai shihet duke qarë.

Blero për ndarjen nga ish e dashura tha se ka ndodhur shkaku i një udhëtimi, i cili ky nuk ka mundur të shkojë e ajo ka shkuar pa të.

“Definitivisht është se podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për me ia kthy dikujt tjetër. A është bashku apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë por podcasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda BigBrother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të. ‘Bebe’ mka dëshpëru sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo u shku unë skam mbrri dhe pastaj janë prish raportet por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”, u shpreh Blero.

Marketing
Exit mobile version