Befason Klopp: Nëse fitoj tituj me Liverpoolin, do të kërkohet shkarkimi im

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është duke synuar ta fitojë trofeun e parë të tij me Liverpoolin këtë sezon, mirëpo beson se disa tifozë të klubit do ta kërkojnë shkarkimin e tij nëse ai arrin të fitojë tituj.

Marketing

Në një intervistë për Sky Sports, trajneri gjerman u pyet nëse ai synon të qëndrojë në Liverpool edhe pasi të përfundojë skuadra e tij me Liverpoolit, e cila skadon në vitin 2022, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo, Klopp nuk pranoi të japë përgjigje për këtë pyetje, pasi që tha se nuk ka menduar për më larg se triumfin në ndonjë garë gjatë këtij sezoni, ku do ta fitonte titullin e tij të parë me Liverpoolin.

“Unë nuk kam fituar asgjë dhe kjo është një pjesë e së vërtetës, nuk duhet të mendojmë për vitin 2022. Ka ende shumë kohë deri atëherë. Gjithçka është mirë për momentin, por ata thonë: ‘Kloppi nuk ka fituar asgjë’”, ka thënë Klopp.
“Në verë, do të ketë njerëz të cilët thonë se kjo është koha më e mira për largimin tim pasi që nuk do të fitojmë më asgjë. Por, do të ketë edhe njerëz të cilët thonë se unë duhet të largohem nëse nuk fitoj asgjë”.

“Për aq kohë sa jemi duke e shijuar rrugëtimin këtu, e kam fjalën për pronarin, futbollistët, tifozët, të gjithë personat e lidhur me klubin. Mund të vazhdojmë të tentojmë, por për momentin nëse dikush në këtë grup nuk është i lumtur ne nuk duhet të vazhdojmë kështu”.