Ballina Aktuale Befason Rooney, rikthehet në ekipin kombëtar të Anglisë

Befason Rooney, rikthehet në ekipin kombëtar të Anglisë

Wayne Rooney do të rikthehet për të luajtur për ekipin kombëtar të Anglisë këtë muaj, sipas Sun.

Marketing

Rooney, golashënuesi më i mirë në histori të “Tre luanëve”, e luajti ndeshjen e fundit për Anglinë në vitin 2016, në një fitore 3-0 ndja Skocisë, transmeton Gazeta Express.

trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pati bërë një deklaratë të bujshme në atë kohë duke e lënë Rooneyn jashtë menjëherë pasi ishte emëruar trajner, duke thënë se prioritet i kishte lojtarët e rinj.

Megjithatë, duket se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit do ta ketë edhe një mundësi të fundit për ta nderuar fanellën e “Tre luanëve” në ndeshjen e radhës miqësore të Anglisë ndaj SHBA-së këtë muaj në “Wembley”.

Rooney do të paraqitet si kapiten në këtë takim, sipas Sun, në një ndeshje për të mbledhur të holla për fondacionin e tij dhe bamirësitë tjera për fëmijë.

Marketing
Exit mobile version