Ballina Lajme Rajon Befason Vuçiç, lexon shqip gjatë konferencës dhe pyet gazetarin: E thashë mirë?...

Befason Vuçiç, lexon shqip gjatë konferencës dhe pyet gazetarin: E thashë mirë? (video)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd ka lexuar në gjuhën shqipe.

Marketing

Bëhet fjalë për dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës ndërsa ai thotë; “lista e kandidatëve të subjekteve politike”.

Më pas kreu i shtetit serb pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, i cili ndodhej në konferencën për shtyp, nëse i kishte thënë mirë.

“Seferi, a i thash mirë?”, pyeti Vuçiç, ndërsa përshëndeti gazetarin duke i buzëqeshur.

“A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiç apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.

Marketing
Exit mobile version