Presidenti i republikës Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij të parë pas marrjes së detyrës në presidencë, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të.
Begaj tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe interesit të Shqipërisë.
Pjesë nga fjalimi:
I nderuar zoti Meta, e nderuar zonja Kryetare e Kuvendit, i nderuar zoti kryeministër, e nderuar zonja Osmani, të nderuar miq e të ftuar, të dashur qytetarë! Ju falënderoj për pjesëmarrjen.
Falenderoj presidentin meta për përmbushjen e detyrës, komunikimin profesional që pata gjatë kohës që isha Shef i FA. Për mua sot është ditë e veçantë, dita më e rëndësishme e jetës time. Jam para jush, dhe drejtohem me nderin më të madh të një individi.
Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve të Shqipërisë, partnerëve dhe familjes time. Sot u betova për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë.
Do të jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar. /abc news