Bejli: Maqedonia e Veriut në NATO, përmbushet vizioni i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot e priti në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhes Bejli në të cilin duke shprehur kënaqësi prej angazhimit të tij të frytshëm i dha mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimet e bëra në promovimin e miqësisë midis SHBA-së dhe Maqedonisë dhe bashkëpunimit të afërt.

Marketing

Siç kumtoi MPJ, ministri Dimitrov e theksoi rolin kryesor, mbështetjen dhe besimin e SHBA-së në arritjen e stabilitetit afatgjatë, demokratizim dhe prosperitet të shtetit tonë. Në këtë drejtim, shtohet, shefi i diplomacisë e ka theksuar falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj rrugës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori Bejli, nga ana tjetër, thuhet, e theksoi kënaqësinë e tij që pas katër vitesh, largohet nga vendi i cili bëri hap historik dhe i cili e mori vendin e merituar në NATO dhe fuqishëm hapëron ndaj BE-së. Shprehu bindjen se me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, do të përmbushet vizioni i SHBA-së për rajon të qetë, stabil dhe prosperues, qëndron në kumtesë.

Marketing