Bejli: Policia të mos bie pre e provokimeve

Ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli ka deklaruar se SHBA-ja gjithmonë ka mbështetur dhe inkurajuar palët ëpr zgjidhjen e çështjes së emrit. Ndërkohë derisa komentoi protestat u shpreh se forcat e rendit nuk duhet të bien pre e provokimeve, por se duhet ta kryejnë detyrën e tyre me sukses.

Marketing

“Ne e gjithmonë e kemi mbështetur arritjen e marrëveshjes, por fundja vendimi ka qenë i vetë qeverive të të dyja vendeve. E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por jo dhuna dhe vandalizmi. U bëj thirrje policisë që të mos bien pre e provokimeve të protestuesve dhe të kryejnë detyrën e në mënyrë të denjë. Protestuesit gjithashtu duhet që mos provokojnë dhe të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike”, deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së në Shkup.

Ndërkohë ministri i brendshëm Oliver Spasovski u shpreh se e drejta e protestës është e garantuar me ligj, por sipas tij, protestat duhet të jenë të qeta dhe demokratike por jo edhe të dhunshme.

“Protestat e qeta garantohen me ligj. Ne jemi këtu për të siguruar institucionet dhe qytetarët. Policia ka qenë cak i sulmeve me mjete të rënda dhe me materie të ndryshme kimike. Nuk u është kundërpërgjigjur protestuesve për më shumë se një orë. Pastaj i ka marr masat e duhura për të parandaluar turmën. Thuaj se të gjithë personat që protestuan dhe sulmuan policinë, janë identifikuar dhe me ta tani po merret Prokuroria. Asnjërit të mos i shkoj ndër mend se mund të sulmojë institucionet e sistemit dhe policinë, e të ia dal pa marr përgjigjen e duhur nga policia. Protestat organizohen nga një parti politike që quhet “Rusia e vërtetë”, tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm./Alsat-M