Zona e shtatë dhe Lagja e Sahatit ka dhënë mbështetja masive për kandidatët për deputetë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Inegrim, dhe veçanarisht për idenë e liderit Ali Ahmeti që një Kryeministër Shqiptar të qeverië me vendin në katër vjeçarin e ardshëm.
Kandidatja Vjollca Latifi Ademi u fokusua tek prioritetetet që BDI ka vendosur për gjininë femrore. Latifi Ademi potencoi një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së re ku parashikohet që çdo grua që nuk ka asnjë ditë pune të mund të sigurojë pension social.
“Kohëve të fundit gruaje ka dëshmuar se është e zonja që të drejton me institucionet e shtetit dhe të ecë proceset përpara. Në listën zgjedhore Bashkimi Demokratik për Integrim femra shqiptare është e përfaqësuar me 40%. Në listën për deputetë në Zonën numër gjashtë, nëntë prej tyre janë femra dhe tre nga ata janë nga Gostivari”, tha mes të tjerash kandidata Vjollca Latifi Ademi, e cila renditi pikat e programit katërvjeçar të Kryeministrit të ri Naser Zyberi dhe programin politik të BDI për zgjedhjet e 15 Korrikut.
Kandidatja Arta Bilalli Zendeli gjatë fjalimit drejtuar aktivit të BDI të lagjeve Zona e shtatë dhe Lagja e Sahatit ndaloi tek nevoja për të pasur një drejtësi joselektive, veting në gjyqësor dhe për funksionarët publik si dhe harmonizim të legjistlaturës me vendet e Bashimit Evropian.
“Do të doja të shpalos para jush tek programi i ardhshëm qeverisës së BDI. Është një program voluminoz i cili bazohet në pesë shtylla kryesore siç është integrimi konsesual, vetingu, zhvllim dhe vende pune, jetë cilësore dhe Rinia në vend të parë. Përveç progamit i cili po ashtu ka vizion, parime dhe mision të qartë dhe të definuar, në këto zgjedhje ne konkurojmë dhe garojmë edhe me kandidatin për Kryeministër i cili do të jetë Kryeministri i parë shqiptar. Përveç programit të BDI, të martën në një mbledhje të improvizuar para qeverisë kandidati për Kryeministër shpalosi edhe pikat kryesore të qeverisjes së tij. Janë gjithsej 25 pika të cilat do të duhet t’i zbaton gjatë qeverisjes së tij. Këto pika i krahasova me programin e BDI. Pjesa e cila mu dukë ma atraktive ishte pjesa e drejtësisë”, tha mes të tjerash deputetja e ardhëshme Arta Bilalli Zendeli.
Hasim Deari, kandidat për deputet nga Gostivari, shfrytëzoi nga rasti që të shpalos programin ekonim për qeverisjen e ardhëshme katër vjeçare të BDI, duke përmend me këtë rast rritjen rrogës për infermierët dhe mësimdhënësit në lartë prej 600 euro.
“Ky program, natyrisht me një Kryeministër shqiptar është më lehtë i realizueshëm. Me një kreyministër shqiptar është më mirë i menaxhuar dhe me një Kryeministër Shqiptar do të jetojmë shumë më mirë seç kemi jetuar deri dje. Me një Kryeministër Shqiptar do të kemi një rritje ekonimike prej 4 deri 5%, me një Kryeministër Shqiptar do të kemi ulje të papunësisë deri 10%. Kryeministër Shqiptar do të kemi investime të reja nga 1.5 deri 2 miliardë euro që tregon përkushtim serioz për zhvillim ekonomik”, tha mes tjerash kandidati Deari.
Me praninë e tij, takimin e përkrahu nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta. Në fjalimin e tij, Bejta potencoi nevojën që vota shqiptare të shkon për shqiptarin, duke e quajtur të turpshme që vota jonë të shkon për parti maqedonase.
“Të bëjshë koalicion parazgjedhor me një parti maqedonase është ofenduese për shoqërinë shqiptare, sepse, ia humb fuqinë votës shqiptare. Mund të bëjshë koalicion pasi ta marrish besimin e qytetarëve dhe të realizosh premtimet që ua ke bërë pjesëtarëve të komunitetit tënd. Ne do të bëjmë koalicion pas zgjedhor dhe me marrëveshje politike do të realzojmë idenë e Kryetarit tonë Ali Ahmeti që vendi të drejtohet nga një Kryeministër Shqiptar. Pas 15 Korrikut do të fillojnë bisedat që Naser Zyberi të jetë Kryeministër i vendit. Ne duhet të i’a japim votën farefesit tonë, gjakut tonë, njeriut tonë. Ne besojmë në idenë e Kryetarit tonë, ne besojmë në votën e shqiptarëve”, tha Bejta duke rikujtuar që në vitin 2004 Kuvendi zgjodhi për Kryeministër një pjesëtarë të komunitetit vlleh, dhe duke u nisur nga ky fakt, ideja e liderit Ahmeti bëhet e besueshme dhe qind për qind e realizueshme.
Nexhati Jakupi, shef i Shtabit Zgjedhor në Gostivar, vuri në dukje që ideja për Kryeministër Shqiptar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka ardhur në momentin e duhur.
“Moment më kyç dhe më të voltishëm për të kërkuar që për herë të parë Kryeministër të jetë një Shqiptar nuk ka patur. Unë me përvojën time politike i dijë të gjitha shtresat e qeverisjes dhe më besoni që Kryeministri i vendit është më se i nevojshëm për Shqiptarët, por të jeni të bindur që edhe për shtetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është më se e nevojshme që qeveria të drejtohet nga një Shqiptar. Situata dhe divergjencat politike janë në një moment kyq që lideri ynë Ali Ahmeti e ka kuptuar dhe insiston që tanë është koha që në krye të qeverisë të jetë një shqiptar. Kandidati ynë Naser Zyberi është me përvojë adekuata për të qeverisur me vendin në katër vjeçarin e ardshëm”, tha Shefi i Shtabit Zgjedhor, Nexhati Jakupi.
Kryetari i degës Bashkim Hasani potencoi që si subjekt politik, BDI në këtë fushatë por edhe në çdo fushatë tjetër në të kaluarën kemi dalur para qytetarëve me program konkrete, me projekte konkrete, me punë të cilat kanë qenë të realizueshme, dhe jo me gënjeshtra.
Duke aluduar në Pushtetin Lokal aktual në Komunën e Gostivarit, Hasani u shpreh që në të kaluarën premtonin depolitizim të institucioneve, por tani pas tre viteve këto institucione janë shndërruar në shtabe partiake me të punësuar militantë partiak.
“Përpos që merren vetëm me ne, çdo njer që e takojnë i premtojnë punësim, por ja bëjnë me dije që mos i tregojnë askujt se do fillojë me punë menjëherë mbas 15 Korrikut, dhe e dini se pse u thonë që të mos tregojnë ? Sepse, mos të bëhet e madhe pasi të njëjtin vend pune ua kanë premtuar edhe shumë personave të tjerë”, deklaroi Hasani.
Me respekt:
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar