Ballina Aktuale Bekim Murati ndau kontratat për pjesëmarrje në masën aktive ‘Subvencionimi i rrogave...

Bekim Murati ndau kontratat për pjesëmarrje në masën aktive ‘Subvencionimi i rrogave dhe masën aktive Punësimi dhe rritja e personave juridikë’

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – z. Bekim Murati, sot në Qendrën e Punësimit Kumanovë, aplikuesve të aprovuar nga Kumanova dhe komunat përreth, ua dorëzoi kontratat për pjesëmarrje në masën aktive Subvencionimi i rrogave dhe masën aktive Punësimi dhe rritja e personave juridikë.
ℹ️ Masat aktive janë pjesë e Planit Operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2022 dhe synojnë të mbështesin krijimin e vendeve të reja të punës për të papunët që e kanë të vështirë t’i bashkohen tregut të punës.
ℹ️ Drejtori Murati shprehu kënaqësinë për interesimin e treguar të një numri të madh të pjesëmarrësve në këto masa aktive për punësim dhe siguroi se Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të zhvillojë aktivitete, duke u udhëhequr në radhë të parë nga interesat dhe nevojat e të papunëve dhe punëdhënësve.

Marketing

Exit mobile version