“Bekimet e Zotit për të gjithë familjet tuaja”, Grubi uron besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Madhe të Kadrit.

Marketing

“Uratat më të sinqerta për Natën e një mijë muajve, atë të Kadrit. Mirënjohje për të gjithë bamirësit që ndihmojnë familjet në nevojë, që po ndihmojnë ata që u duhet një dorë e ngrohtë apo edhe përkrahja e secilit prej nesh. Shëndet, mbarësi dhe bekimet e Zotit për të gjithë familjet tuaja”, shkruan kështu Grubi.

Ditën e enjte është Fiter Bajrami, kurorëzimi i muajt të Ramazanit, muaj ky ku besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë, nga lindja e diellit deri në agim.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/312516743571184

Marketing