Bekteshi – Al-Thani: Ka mundësi të mëdha për rritjen e tregtisë të dyanshme dhe investimeve nga Katari

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot gjatë ditës u takua me Jassim bin Hamid Al-Thani, Ambasadorin e ri të Shtetit të Katarit në vendin tonë.

Marketing

Në takim, Ministri dhe Ambasadori diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ministri e informoi Ambasadorin për potencialet që ka Maqedonia e Veriut, kryesisht në aspektin e tërheqjes së investitorëve të huaj, dhe Ambasadori përcolli interes në rishikimin e mundësive të investimeve në vend.

Të dhënat mbi shkëmbimin tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe shtetit të Katarit tregojnë se ka shumë hapësirë ​​për rritjen e tregtisë dypalëshe.

Sipas statistikave, tregtia bilaterale midis dy vendeve tregon një rritje të konsiderueshme të tregtisë totale prej 371.1% në vitin 2018 dhe 55.8% në vitin 2019 dhe një rënie të lehtë prej 8.9% në 2020-tën si rezultat i pandemisë, e cila ka hapësirë që të përmirësohet në të ardhmen.

Në takim u konkludua se në periudhën e ardhshme do të punohet së bashku për të përmirësuar bashkëpunimin midis dy vendeve dhe për të krijuar partneritete biznesi që do të nënkuptojnë një trend pozitiv në bashkëpunimin ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe shtetit të Katarit.

Marketing