Bekteshi: Bëmë tranzicionin e parë të gjelbër në rajon, me investime në burimet e rinovueshme të energjisë do të rrisim pavarësinë energjetike

Maqedonia e Veriut është vendi i parë anëtar i Komunitetit të Energjisë që zhvillon një Plan Kombëtar të Energjisë dhe Klimës që mbulon dekarbonizimin, efikasitetin e energjisë, sigurinë e furnizimit me energji, tregun e brendshëm të energjisë dhe kërkimin, inovacionin dhe konkurrencën. Ministria e Ekonomisë, si krijuese e politikave energjetike, duke harmonizuar Legjislacionin në fushën e energjisë, krijon bazën për zhvillimin e energjisë dhe tranzicionin energjetik.

Marketing

Planifikimi strategjik i politikave dhe hapat e ardhshëm do të kontribuojnë në arritjen në kohë dhe korrekte të synimeve të përcaktuara, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fjalimin e tij në panel diskutim, “Hapja e rrugës drejt tranzicionit të gjelbër”, në kuadër të konferencës “Economist” të mbajtur në Prishtinë me titull “Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor 2022, ndërtimi i urave për paqe, progres dhe solidaritet”.