Bekteshi: Draft ndryshimet mbi ligjin për veprimtari turistike dhe hotelierike të harmonizuara me normat dhe zgjidhjet evropiane

Sot në ambientet e Ministrisë së ekonomisë u mbajt takim pune me përfaqësues të industrisë
së turizmit, inspektorateve shtetërore dhe Agjencisë për Mbështetjen e Turizmit lidhur me
draft propozimet në ligjin për veprimtari turistike dhe hotelierike kryesuar nga ministri i
ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Marketing

Në takimin e sotëm me përfaqësues nga fusha e turizmit diskutuam mbi ndryshimet dhe
plotësimet e mundshme në ligjin e ri për veprimtari turistike për të arritur siguri dhe më të
mirën për qytetarët tanë.Palëve u është dhënë një afat prej 7 ditësh për të komentuar draft
veryionin e ligjit ku mes tjerash është paraparë edhe ndryshimi i mënyrës së licencimit të
agjencive të udhëtimit në mënyrë që qytetarët tanë të jenë më të sigurt ", deklaroi ministri
Bekteshi pas takimit.
Bekteshi shtoi se është paraparë edhe polisë sigurimi për aranzhmanet dhe garanci bankare
por se për qytetarët që blejnë aranzhmane jashtë shtetit,është më mirë të aktivizojnë polisën
e sigurimit sepse mund të intervenohet më shpejtë ndërsa garancia bankare kërkohet vetëm
kur jepet licenca.

Ndryshime dhe plotësime do ketë edhe në Ligjin për veprimtari hotelierike gjegjësisht tek AT
kompanitë dhe të gjitha llojet e tjera të objekteve hotelierike për ushqim, ndërsa është
paraparë zgjidhje e problemit të kompanive ketering që operojnë në kushte të
papërshtatshme, të paregjistruara dhe janë konkurrencë jolojale ndaj subjekteve juridike që
veprojnë në industrinë e hotelierisë. Kemi paraparë model të përshtatshëm për kontrollin e
shërbimeve të inspektimit në shitjen e aranzhmaneve përmes BOOKING, AIRBNB sistemet dhe
forma të tjera të shërbimeve hotelierike on-line, por kemi paraparë një sistem të të dhënave
në nivel shtetëror dhe lokal të të gjitha subjekteve që kanë të bëjnë me veprimtari hotelierike.
Qëllimi pse bëhen këto ndryshime dhe plotësime të këtij ligji janë përmirësimi dhe pasurimi i
ofertës turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të përmirësojë kushtet për zhvillimin e
turizmit, të promovojë burimet natyrore dhe monumentet tradicionale për qëllime turizmi, të
përmirësojë cilësinë e shërbimit dhe të rrisë shkallën e punësimit në sektorin e turizmit dhe
hotelierisë.

Pas përfundimit të çfarëdolloj ndryshimi dhe plotësimi nga të gjitha palët e interesuara, Ligji
do të vendoset në ENER, dhe më pas në procedurë qeveritare.

Marketing