Bekteshi: Ftoj kompanitë që të aplikojnë për mbështetje financiare sa më shpejt që të jetë e mundur

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ne konferencën e sotme për shtyp informoj në lidhje me zbatimin e masave të Planit të rritjes ekonomike, duke pasur parasysh faktin se, pas miratimit të Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, u bë miratimi i rregulloreve për dhënien e përkrahjes financiare dhe e pagesat e tyre, të cilat tashmë janë nënshkruar dhe publikuar në “Gazetën Zyrtare”.

Marketing

“Në interes të kompanive dhe të ekonomisë në tërësi, në kohën më të shkurtër të mundshme kemi sjellur rregulloret, duke lejuar praktikisht kompanitë që tashmë të kenë të drejtën të aplikojnë për mbështetje financiare. Bëj thirrje kompanive që të aplikojnë sa më shpejt qe te jetë e mundur dhe në numër sa më të madh, sepse fondet janë siguruar, kështu që numri sa më i madh i aplikacioneve do të thotë më shumë rritje dhe zhvillim për ekonominë tonë”, tha Bekteshi, duke kujtuar se të gjitha kompanitë prodhuese që kanë rritje të të ardhurave dhe që nuk kanë reduktuar numrin e të punësuarve kanë të drejtë të aplikojnë.

Ai rikujtoi dy fazat në të cilat do të kryhet aplikimi dhe dokumentet që duhet të sigurohen nga secila kompani kërkuese, ndërsa kompanitë që punojnë në Zonat e Zhvillimit Teknologjik dhe Industrial duhet t’ia referojnë aplikacionin Drejtorisë së zonave, ndërsa të gjitha kompanitë tjera që veprojnë jashtë zonave, kërkesën e tyre ta paraqesin në Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit.

Zëvendës Kryeministri për Çështjet Ekonomike, Koco Angjushev, vuri në dukje se të gjitha kompanitë që investuan dhe punonin gjatë vitit 2017, nga sot deri në fund të qershorit, mund të aplikojnë për rimbursim. Sa i përket kompanive që kanë investuar ose kanë pasur rritje te punonjësve në vitin 2018, mund të aplikojnë vazhdimisht dhe të presin pagesën e mbështetjes në vitin 2019.

Angjushev tha se është krijuar një I ashtuquajtur kalkulator I investimeve, me të cilin çdo kompani para se të aplikojë për mbështetje financiare, por edhe para se të investojë fare, do të jetë në gjendje të llogarisë sa fonde do të merr.

Kërkesat nga kompanitë mund të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin përkatës postuar në disa faqet e internetit: atë të Qeverisë, të Ministrisë së Ekonomisë dhe Kabinetit të Zëvendëskryeministrit Angjushev, Konkurentnost.mk, zonave të lira ekonomike dhe në Agjencinë për investime të huaja.

Aplikacionet e kompanive do të vlerësohen deri më 31 korrik, ndërsa në gusht dhe shtator do të nënshkruhen kontratat dhe do të bëhet pagesa. Kompanitë që investojnë në vitin 2018 do të aplikojnë vazhdimisht gjatë gjithë vitit, dhe për ta nuk ka afate, ndërsa do të paguhen me buxhetin e vitit 2019. Programi do të zgjasë për pesë vjet.

Marketing