Bekteshi kërkon marrëveshje me partitë politike: Ai që humb në zgjedhje, të mos merret më me politikë

Kush i humb zgjedhjet të tërhiqet nga politika. “Doreza” hidhet nga Kreshnik Bekteshi. Ai, duke u shprehur I bindur në fitoren e BDI-së në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u bëri thirrje partive që të nënshkruajnë këtë marrëveshje.

Marketing

“Le të urdhërojnë të gjithë publikisht të nënshkruajnë – ata që do të humbin të tërhiqen nga skena politike. BDI-ja hedh dorezën, tjerët le të urdhërojnë. Kjo vlen edhe për VMRO-DPMNE-në. Por, unë e di se BDI-ja asnjëherë nuk i ka humbur zgjedhjet dhe kjo nuk do të ndodh as tani”, tha Kreshnik Bekteshi.

Sipas Bekteshit, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti nga Kryesia partiake është autorizuar që të negociojë me të gjitha partitë politike, OJQ-të, aktivistët, intelektualët, për koalicione të mundshme për zgjedhjet parlamentare.

“Opsionet janë të hapura për të gjithë deri në afatin përfundimtar të dorëzimit të listave për zgjedhjet parlamentare. Me LSDM-në për momentin nuk jemi afër, por u bëjmë thirrje partive tjera politike që të koalicionojnë me ne”, tha Bekteshi.

Bekteshi duke u thirrur në anketa, deklaroi se kandidati presidencial I BDI-së, Bujar Osmani, me siguri shkon në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.