Bekteshi: Këtë vit numër rekord turistësh në vend

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot zhvilloi një vizitë pune në Ohër, ku u takua me kryetarin e Komunës së Ohrit Jovan Stojanovski, dhe pas takimit me kryetarin e komunës u takua me përfaqësues të Shoqatës së Hotelierëve të Maqedonisë HOTAM, me të cilët bisedoi për sezonin turistik 2018 dhe masat e qeverisë për të mbështetur objektet turistike të vendit.

Marketing

Ministri Bekteshi tha se këtë vit shënohet rritje e numrit të turistëve dhe bujtjeve në gjithë vendin, e sidomos në qytetet e Strugës dhe Ohrit.

‘Vitin e kaluar e përmbyllëm me afro 1 milion turistë dhe me 2.7 milion bujtje. Në kuartalin e parë të këtij viti kemi 227.000 turistë me afro 470.000 bujtje, dhe duke pasur parasysh se dy kuartalet kryesore veç më janë nē vijim, presjm që numri prej 1 milion turistëve të tejkalohet. Në Strugë kemi dyfishim të numrit të turistëve dhe bujtjeve, ndërsa në Ohër një rritje shumë të kënaqëshme’, deklaroi Bekteshi.

Kryetari i Ohrit Jovanovski tha se sezoni turistik është shumë i suksesshëm dhe se kapacitetet e hotele janë të mbushura plotësisht.

‘Neve i kemi kapacitetet e përmbushura, ajo që biseduam me ministrin Bekteshi ēshtë çfarë të ndërmarrim që ti plotēsojmē kapacitet jashtë sezonit’, deklaroi Jovanovski pas takimit.

Kryetari i Shoqatës së hotelierëve HOTAM, Blazhe Kërstevski the se është i kënaqur me mbështetjen që kanë nga pushteti lokal dhe ai qëndror.

‘Hotelet punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa ai shoqatë dhamë propozimet tona se ai mund ti plotësojmë ato edhe jashtë sezonit turistik’, tha Kërstevski.

Ministri Bekteshi paralajmëroi edhe lëshimin e katër aero-linjave nga aeroporti i Ohrit drejt qendrave evropiane, përmes kompanive me buxhet të ulët.