Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të premten, më 30 qershor 2023, do të marrë pjesë
në Mbledhjen Joformale Ministrore të Komunitetit të Energjisë, që do të mbahet në Tepelenë, Republika e Shqipërisë.
Takimi do të drejtohet nga Belinda Balluku, zëvendëskryeministre e Shqipërisë, vend i cili është kryesues i Komunitetit të Energjisë për vitin 2023. Në takim do të diskutohen disa tema energjetike, të cilat mbulohen nga Marrëveshja për Themelimin e Komunitetit të Energjisë.
Në takim, ministrat e vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë do të shqyrtojnë zbatimin e udhërrëfyesit për dekarbonizimin e Komunitetit të Energjisë, si dhe do të debatojnë për gatishmërinë e sistemeve energjetike dhe hapat që do të ndërmerren për dimrin e ardhshëm.