Ballina Aktuale Bekteshi: Nga e hëna denonco rritjen drastike të çmimeve të produkteve bazë

Bekteshi: Nga e hëna denonco rritjen drastike të çmimeve të produkteve bazë

Qytetarët nga dita e hënë do të jenë në gjendje të lajmërojnë mosrespektimin e rekomandimeve të qeverisë për mbrojtje kundër koronavirusit në linjën pa pagesë 191. Çdo qytetar mund të lajmërojë nëse vëren objektet e hotelerisë që funksionojnë ose rritje të çmimeve të produkteve elementare.

Marketing

Siç informon ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në qeveri, menjëherë pas lajmërimit, ekipe nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) do të vizitojnë terrenin për të konfirmuar gjendjen.

Ai u rikujtoi tregtarëve se për mosrespektimin e rekomandimeve ata do të merrnin gjobë prej 5.000 eurove dhe dënim me burg deri më një vit, në bazë të neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.

Marketing
Exit mobile version