Bekteshi nga Kërçova: Pa decentralizim fiskal, pjesët tjera të decentralizimit mund të mbesin vetëm në letër!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sonte ka marrë pjesë në panel-diskutimin lidhur me temën “Decentralizimi para dhe pas marrëveshjes së Ohrit”!

Marketing

Bekteshi para të pranishmive ka deklaruar se pa Decentralizim fiskal, pjesët tjera të decentralizimit mund të mbesin vetëm në letër!

“Kemi filluar një proces të rëndësishëm i cili do të realizohet brenda tre viteve, gjatë së cilës periudhë do ti dyfishojmë përqindjet të cilat për momentin i fitojnë komunat sa i përket tatimit të vlerës së shtuar dhe tatimit personal qe për momentin janë më pak se 50%” -ka deklaruar ministri Bekteshi!

Ai ka theksuar se mbështetja institucionale nuk do të mungojë asnjëherë për të gjitha komunat në vend!