Bekteshi paralajmëron investim të ri në Tetovë me vlerë 3.5 milionë euro

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nëpërmjet rrjetit social Facebook, paralajmëroi investim të ri në Tetovë me vlerë 3.5 milionë euro. Me këtë investim sipas Bekteshit do të hapen 300 deri në 500 vende të reja pune, raporton TV21.

Marketing

“Kompania gjermane Franc Kiel do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën industriale në Tetovë.

Në këtë fabrikë do të hapen 300 deri në 500 vende të reja pune në rajonin e Pollogut.

Qeveria gjatë ditës së sotme dha dritë jeshile për nënshkrimin e qirasë afatgjatë të tokës ndërtimore me Kiel NMK për një periudhë prej 20 viteve”, shkruan në Facebook, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kompania gjermane Franc Kiel do të investoj 3,5 milion euro në fabrikën e re për prodhimin e ulëseve të trenave në zonën…

Publiée par Kreshnik Bekteshi sur Lundi 14 septembre 2020