Bekteshi paralajmëron investim të ri në zonën e lirë në Tetovë në vlerë prej mbi 7 milion euro dhe 100 vende të reja të punës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i shoqëruar nga zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev sot vizitoi Drejtorinë e Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale në Tetovë. Gjatë vizitës, zhvilluan takim me menaxhmentin e kompanisë Normak, e cila menaxhon zonën në Tetovë, ndërsa pjesë e axhendës ishte edhe një vizitë në kompaninë amerikane Lear Corporation.

Marketing

Gjatë takimit me menaxhmentin e NorMak-ut, ministri Bekteshi informoi për investimin më të ri në zonë, një kompani me kapital nga Maqedonia dhe Hollanda, që do të investon mes 7 dhe 8 milionë eurove, ndërsa do të punëson mbi 100 persona në periudhën e ardhshme.

‘Shpreh kënaqësinë që pikërisht këtu, në këtë zonë, të njoftoj qytetarët e Tetovës se ne si qeveri, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, veç më dhamë lejen që NorMak të nënshkruaj kontratë me investitorin e ri Glas Plex, kompani që do të investon mes 7 dhe 8 milion euro, dhe do të punëson mbi 100 vetë. Edhe një herë kjo tregon se politikat ekonomike të Qeverisë së Maqedonisë dhe sidomos miratimi me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, i Ligjit për mbështetje Financiare të Investimeve japin frutat e veta, dhe ne gati se çdo javë do të informojmë për investime të reja në vend‘, tha ministri Bekteshi.

Zëvendës kryeministri Angjushev tha se takimi i sotëm dhe bisedimet e zhvilluara me drejtorinë e Zonës së lire në Tetovë, kanë dëshmuar se kjo zone zhvillimore po përmbush pritjet dhe se menaxhimi i kësaj zone përmes formulës së partneritetit publiko-privat është shumë i suksesshëm.

‘Optimist dhe inkurajues është informacioni nga Lear, e cila tashmë është një kompani e suksesshme, që do të rrisë kapacitetin e saj dhe numrin e të punësuarve. Kjo do të thotë që kompanitë tashmë i njohin politikat e qeverisë për të mbështetur investimet e reja dhe zhvillimin e përgjithshëm’, tha Angjushev.

Drejtuesi i Normakut, Haki Etemi tha se është i lumtur me vizitën nga niveli më i lartë qeveritar, ndërsa falënderoi ministrin Bekteshi për sigurimin e investimit të ri në Zonën e Tetovës.

‘Kemi përkrahje të madhe nga qeveria, dhe kjo dëshmohet edhe nga vizita e sotme e zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Falënderoj për miratimin e lejes për të nëshkruar kontratën e re, si dhe për premtimin e qeverisë se do të ndërtojnë infrastrukturën e jashtme të zonës, e cila mungon dhe shpresoj se së shpejti do të realizohet. Përshëndes miratimin e ligjit për investime, që u jep të drejta të barabarta investitorëve vendor dhe atyre të huaj, që do të thotë se ato vendoret nuk do të keni kurrëfar diskriminimi’ tha Etemi.

Ministri Bekteshi informoi se ka shumë kompani të interesuara që duan të investojnë, sidomos pas miratimit të Ligjit për mbështetjen e investimeve, dhe u bëri thirrje gjithë kompanive që kanë investuar në vitin 2017, deri në fund të qershorit 2018 të aplikojnë për të marrë rimbursim për investimet e tyre, ndërsa ato kompani që kanë investuar në vitin 2018 dhe planifikojnë investime në vitet e ardhshme, të marrin në konsideratë edhe një herë masat e parashikuara në Ligj dhe shpresojmë se do të gjejnë mbështetje të mjaftueshme për të rritur investimet e tyre.

Marketing