Bekteshi: Për momentin kemi vetëm një ofertë për Kodrën e Diellit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u ka dhënë fund dilemave, se nga cili vend do të jetë investitori në Kodrën e Diellit. Nga Abu Dabi apo nga Evropa.

Marketing

Ai tha, se për momentin është vetëm një ofertë dhe investitori është nga Evropa.

“Për momentin propozim kemi nga një kompani në kuadër të Bashkimit Evropian. Pra, është kompani që menaxhon edhe me qendra tjera në Bashkimin Evropian dhe në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian. Nuk kemi të drejtë të tregojmë emrin e kompanisë, për shkak se për momentin janë duke u bërë edhe negociata në kuadër të institucioneve përkatëse”, tha Bekteshi, transmeton TV21.