Ballina Aktuale Bekteshi: Po përballemi me sukses me sfidat që po sjell kriza energjetike

Bekteshi: Po përballemi me sukses me sfidat që po sjell kriza energjetike

Sektori energjetik në Maqedoninë e Veriut po përballet me një periudhë vërtet të
vështirë si pasojë e të gjitha krizave që prekën jo vetëm vendin tonë, por edhe mbarë
botën. Përveç kësaj, ne si vend vazhdojmë t’i përqendrojmë politikat tona në lidhje me energjinë në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër, si dhe në pavarësinë
energjetike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Planin Nacional
për Energjinë dhe Klimën, kurse me miratimin e këtyre dokumenteve, vendi ka
vendosur vizionin dhe synimet e veta në të pesë dimensionet e Bashkimit Evropian, tha
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi në mbledhjen joformale ministrore të Komunitetit
të Energjetikës që u mbajt sot Baden, Vjenë.

Marketing

Ministri Bekteshi informoi se Ministria e Ekonomisë deri më tani ka përgatitur
legjislacionin kyç në fushën e energjetikës, i cili është miratuar në periudhën 2018-2020,
që përfshin masa reformuese për përmbushjen e synimeve të strategjisë së energjisë
në përputhje pakon e tretë të Direktivave për energjinë elektrike dhe gazin natyror.
“Për një pjesë të politikave reformuese, në një periudhë shumë të shkurtër kohore kemi
arritur zbatimin praktik, pra janë nënshkruar Marrëveshjet për të drejtën e përdorimit të
premive nga termocentralet fotovoltaike me një kapacitet total të instaluar afërsisht 160
MË. Ne jemi duke ndjekur vazhdimisht procesin reformues dhe në bashkëpunim të
ngushtë me Sekretariatin e Komunitetit të Energjetikës po bëjmë përpjekje të
konsiderueshme deri në fund të këtij viti për të përgatitur legjislacionin e harmonizuar
me të ashtuquajturin Paketa e gjelbër e Direktivave për BRE dhe EE dhe Rregulloren e
Menaxhimit të Energjisë, me qëllim krijimin e një klime të favorshme dhe një bazë ligjore
të përshtatshme për zbatimin e objektivave të Planit Nacional të Energjisë dhe Klimës
deri në vitin 2030, të cilin Qeveria e miratoi më 31.05.2022, si dokument strategjik
operativ”, tha ministri Bekteshi.

Ministri theksoi se në të gjithë këtë proces integrues, Maqedonia e Veriut bën të gjitha
përpjekjet për të përmbushur parakushtet tona si vend kandidat dhe shtet nënshkrues i Marrëveshjes për Komunitetin e Energjetikës dhe ne gjithashtu marrim pjesë në mënyrë
proaktive në programimin e IPA-së.

Në fushën e furnizimit dhe depozitimit të gazit, që aktualisht është një nga sfidat më të
mëdha në të gjitha vendet e rajonit dhe Evropës, ministri Bekteshi informoi se
Maqedonia e Veriut është përfshirë në Platformën e re Rajonale të Bashkimit Evropian
për prokurimin e gazit, përmes së cilës do të zgjidhen nevojay rajonale për gazin dhe
energjinë elektrike, infrastrukturën, çmimet, por edhe reduktimin e varësisë nga burimet
ruse të energjisë.

Me Planin e Veprimit të BE-së, Platformën Rajonale Jug, Maqedonia e Veriut dhe
Bullgaria planifikojnë ta fillojnë procesin e nënshkrimit të marrëveshjes së
interkonjeksionit për të mundësuar aksesin dhe rrjedhën e palëve të treta nga burimet
alternative drejt Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh faktin se kapaciteti i
transportit nga pala bullgare është dhënë plotësisht me qira nga Gazprom rus deri në
vitin 2030.

“Sekretariati i Komunitetit të Energjetikës shprehu gatishmërinë që të ndihmojë
teknikisht në hartimin e marrëveshjes për interkoneksion për të mundësuar qasjen dhe
rrjedhën e palëve të treta nga burimet alternative në Maqedoni”, theksoi Bekteshi.
Komisioni Evropian dhe rregullatori bullgar po planifikojnë masa në përputhje me
rregulloret e BE-së për lirimin e kapaciteteve të Gazpromit rus në territorin bullgar për
vendet anëtare dhe palët kontraktuese të KE-së për dimrin e ardhshëm.

Exit mobile version