Bekteshi priti grupin e parë të turistëve nga Holanda

Në aeroportin “Shën Apostull Pali” për nder të mysafirëve nga Holanda sot u organizua edhe pritje solemne, ndërsa mysafirët i përshëndetën ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, drejtori i Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit Lupço Janevski dhe kryetari i Ohrit, Konstatin Georgievski.

Marketing

Ministri Bekteshi, duke u dëshiruar mirëseardhje 121 turistëve të parë nga Holanda që mbërritën me fluturimin çarter në aeroportin e Ohrit, i porositi ata që gjatë qëndrimit të tyre këtu të njihen sa është e mundshme më shumë me Maqedoninë e Veriut, bukuritë e saj, ndërsa përshtypjet e tyre t’i bartin te miqtë e tyre kur do të kthehen në shtëpi.

“Kam kënaqësinë e veçantë si ministër i Ekonomisë t’u dëshiroj qëndrim të këndshëm mysafirëve nga Holanda që pas një viti ngecje për shkak të pandemisë me Kovid 19 sërish përzgjodhën Ohrin për destinacion turistik të tyre. Vendi ynë ka se çfarë t’u ofrojë turistëve të huaj, nga monumentet kulturore-historike, përmes ushqimit tradicional, e deri te jeta e pasur e natës për ata që preferojnë argëtimin. Turistët holandezë për ne janë mysafirë tradicionalë me të cilët lidhen shumë kujtime emotive nga e kaluara. Duke iu falënderuar operatorit turistik “Tui” i cili ka vizion të qartë dhe besim në Republikën e Maqedonisë së Veriut presim që numri i vizitorëve dhe mysafirëve holandezë të rritet vazhdimisht”, u shpreh ministri Bekteshi.

Ai porositi se Ministria e Ekonomisë si përgjegjëse për zhvillimin e turizmit në Maqedoninë e Veriut do të bëjë gjithçka që është në kompetencën e saj, mysafirët të jenë të kënaqur dhe ta përjetojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut si vend që do ta vizitojnë sërish, por edhe si vend që do t’ua rekomandojnë miqve të tyre.

„Prania e turistëve nga Holanda do të inkurajojë edhe turistë nga vendet tjera për ta vizituar RMV-në. Jemi të bindur se jemi destinacion i sigurt, kapacitetet tona në numër të madh janë të certifikuara me Vulë të sigurisë që konsiderojmë se në këtë kohë është e domosdoshme“, bëri të ditur ministri dhe shfaqi shpresë se ky trend i ardhjes së turistëve të huaj do të rritet në periudhën e ardhshme dhe do të kontribuojë në sezonin e suksesshëm turistik për punëtorët turistik.

Sivjet priten rreth 2.500 deri 3.000 turistë përmes operatorit turistik TUI i cili operon me sukses në vendin tonë që nga vitit 2011, ndërsa pas një viti e gjysmë ngecje, si rezultat i pandemisë, sërish me këtë fluturim çarter i kthehet punës në Maqedoninë e Veriut.

Marketing