Bekteshi: Punëtorët që do të punojnë të dielave do të marrin mëditje të dyfishtë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot bëri të ditur se të gjitha qendrat tregtare dhe të gjitha subjektet që do të punojnë të dielave, sipas ligjit të ri, do të duhet të paguajnë punonjësit e tyre dyfishin e pagës ditore, si dhe 2% të fitimit të tyre në arkën e shtetit.

Marketing

“Ata që do të punojnë të dielave, duhet gjithashtu që punëtorëve t’ua paguajnë dyfishë mëditjen, si dhe 2% të të ardhurave të tyre që do të fitojnë të dielave do të shkojnë në arkën e shtetit”, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.