Bekteshi takon Bërns: SHBA partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, mbështetja e biznesit është thelbësore për zhvillimin ekonomik

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, zonjën Kejt Mari Bërnz.

Marketing

Në takim, ministri dhe ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, si dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, veçanërisht në fushën e ekonomisë.
Ambasadorja Burns shprehu urimet e saj për Qeverinë e re, si dhe rizgjedhjen e Ministrit Bekteshi si ministër i ekonomisë.
Gjatë takimit, ministri prezantoi projektet e implementuara dhe aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës, tregtisë, inovacionit, mbështetjes së investitorëve të huaj, si dhe mbështetjen e sipërmarrësve të rinj.
Ministri theksoi se një nga qëllimet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë është të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në mënyrë që të rritet konkurrenca e tyre, si në tregjet vendore ashtu edhe në ato të huaja.
Ministri informoi se në fushën e reformave për të përmirësuar kushtet për të bërë biznes, Ministria ka përgatitur një zgjidhje ligjore që lejon hapjen e kompanisë me një kapital fillestar prej 1 euro, e cila nënkupton nxitje shtesë për sipërmarrësit e rinj që të inkurajohen për të filluar ndonjë biznes.
Në fushën e energjetikës, Ministri falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e dhënë në hartimin e Ligjit për Energjetikë, i cili është i një rëndësie strategjike për sigurimin e stabilitetit të energjisë në vend.
Bekteshi e informoi ambasadoren për projektet strategjike në fushën e energjetikës që janë duke u implementuar për momentin dhe të cilat janë planifikuar të realizohen në periudhën e ardhshme që do të nënkuptojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se sfida kryesore për ekonominë e Maqedonisë së Veriut dhe në përgjithësi momentalisht është trajtimi i pasojave socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit Covid 19 si dhe masat për rifillimin e ekonomisë. 

 

Marketing