Ballina Aktuale Bekteshi-Toman: Vazhdon bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke

Bekteshi-Toman: Vazhdon bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme u takua me Ambasadorin e
Republikës Çeke, Mirosllav Toman. Temë diskutimi në takim ishte vazhdimi i bashkëpunimit të suksesshëm midis dy vendeve, si dhe mundësitë për thellimin e tij.

Marketing

Ministri Bekteshi e informoi Ambasadorin për masat e ndërmarra nga Qeveria gjatë vitit të
kaluar për të mbështetur ekonominë për përballimin e pasojave negative nga pandemia, si dhe aktivitetet e Qeverisë për procesin e vaksinimit të popullatës. Sipas statistikave, shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke në vitet
e fundit ka vazhduar të rritet, ndërsa në vitin 2020 si rezultat i pandemike shkëmbimi mes dy vendeve u ul me 4%, me çka eksporti rritet për 11.7%, ndërsa importi ulet për 10.2%.
Në takim u vlerësua se ekziston një fushë e gjerë e mundësive për bashkëpunim ekonomik
midis dy vendeve, të cilat si tema diskutimi do të diskutohen më hollësisht në seancën e
ardhshme të Komisionit të Përzier midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës
Çeke.

Ministri Bekteshi falënderoi Ambasadorin për përgjigjen pozitive nga pala Çeke që këtë vit të mbahet seanca e tretë e Komisionit të Pëzier midis dy vendeve në nivel të Zëvendës Ministrave. Ministri dhe Ambasadori ranë dakord se potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve janë të mëdha dhe se në periudhën e ardhshme ata do të punojnë së bashku për të krijuar partneritete biznesi që do të nënkuptojnë një trend pozitiv të bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriore dhe Republikës Çeke.

Exit mobile version