Ballina Lajme Maqedoni Bekteshi: Vazhdojmë me mbështetje edhe më të madhe për gratë sipërmarrëse

Bekteshi: Vazhdojmë me mbështetje edhe më të madhe për gratë sipërmarrëse

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme ndau vendimet për pagesat e subvencioneve për 11 kompani të themeluara dhe të udhëhequra nga gratë të cilat kanë plotësurar kushtet në Thirrjen publike për mbështetje financiare për gratë sipërmarrëse.

Marketing

Përmes kësaj mase subvencionohen kompanitë në pronësi dhe të menaxhuara nga gratë duke bashkëfinancuar 60% të koshpenzimeve të dëshmuara për furnizim me pajisje, rregullim të hapësirës, kujdes për fëmijët, prezantim i zgjidhjeve softuerike.

Në 9 vitet e kaluara, përmes kësaj mase janë subvencionuar gjithsej 152 kompani në pronësi dhe të menaxhuara nga gra me gjithsej 14,198,105 denarë (230,000 euro).

“Kam nderin dhe kënaqësinë që pavarësisht krizës me pandeminë këtë vit, për të cilën jemi të gjithë dëshmitarë të pasojave ekonomike mbi kompanitë, sot iu dorëzova marrëveshjet për pagesën e subvencioneve 11 kompanive të udhëhequra nga gratë që këtë vit kanë filluar një biznes, investuan në rritje dhe zhvillimin e një biznesi tashë ekzistues ose prezantuan zgjidhje të reja softuerike në biznesin e tyre. Ministria e Ekonomisë, duke njohur rëndësinë e sipërmarrjes së grave, duke filluar nga viti 2012, për nëntë vite me radhë zbaton masën – mbështetje financiare për gratë sipërmarrëse në kuadër të Programit për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi, deklaroi ministri Bekteshi.

Ministri kujtoi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente qeveritare dhe sektorin joqeveritar është duke zbatuar Strategjinë për Zhvillimin e Sipërmarrjes së Grave. Një nga masat në Strategji është përmirësimi i aksesit në format e favorshme të financimit.

 

„ Në mënyrë që të lehtësojë qasjen në forma të ndryshme të mbështetjes për gratë sipërmarrëse, Ministria e Ekonomisë ka filluar futjen e kritereve stimuluese, ku përveç kësaj mase, gratë kanë të drejtë të aplikojnë për të gjitha masat e tjera të parashikuara nga Programi për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi.Kjo ka kontribuar në një rritje të përqindjes së kompanive të subvencionuara në pronësi dhe në menaxhim nga gratë nga disa masa. Kështu, këtë vit në Programin për subvencionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme numri i kompanive të subvencionuara të drejtuara nga gratë është rritur me 16%.Gjithashtu në masën kredi pa interes me një komponent  granti prej 30% për ndërmarrjet e vogla dhe të vogla përmes Bankës për Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut (nga Pakoja e katërt e masave ekonomike) dhe ofron një grant prej 30% për kompanitë e drejtuara ose themeluara nga gratë, duke punësuar të rinj që janë të orientuar drejt eksportit ose të cilët do të sjellin inovacion, digjitalizim dhe tregti elektronike në punën e tyre, potencoi ministri dhe dhe u bëri thirrje të gjitha grave sipërmarrëse të vazhdojnë të aplikojnë për mbështetjen e ofruar nga Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria.

„ Me sipërmarrje të forcuar të femrave apo grave përmes aktiviteteve të përforcuara dhe të koordinuara që përfshijnë aktorë të ndryshëm, sipërmarrja nga femrat mund të bëhet një forcë që kontribuon në zhvillimin e klimës dhe ekonomisë sipërmarrëse në Maqedoninë e Veriut, nënvizoi ministri.

Exit mobile version