Belgjika e ka eliminuar Brazilin duke e mposhtur me rezultat 2:1 në çerekfinale të Kampionatit Botëror Rusia 2018.
Brazilianët e nisën keq takimin pasi pësuan gol qysh në minutën e 13-të të takimit pasi Fernandinho aksidentalisht e çoi topin në rrjetën e portierit të tij.
Gjërat u përkeqësuan akoma më shumë kur në të 31-ën minutë Kevin De Bruyne plasoi një goditje të fortë që nuk u prit dot nga Alisson.
Brazili u mundua ta gjente golin në minutat e mbetura të pjesës së parë, por pa fat dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.
Edhe në të dytën pjesë seleksioni seleçao sulmoi shumë, por mundi të shënojë vetëm një herë, përmes Renato Augusto, në minutën e 76-të.
Kështu Belgjika dhe Franca do të ballafaqohen në gjysmëfinalen e parë të këtij kampionati, në ndeshjen që luhet në Shën Petersburg.