Belgjika humbi me Marokun, tifozët belgë ‘djegin’ Brukselin

Në rrugët e Brukselit shpërthyen protesta gjatë ndeshjes së Kampionatit Botëror mes Belgjikës dhe Marokut.

Marketing

Policët u vërsulën me topa uji dhe hodhën gaz lotsjellës, ndërsa tifozët e tërbuar të futbollit hodhën fishekzjarrë, thyenin makina dhe u vunë flakën skuterëve.

Rreth100 policë u përplasën me përkrahësit belg në kryeqytet gjatë lojës – e cila përfundoi me një humbje 2-0 për Belgjikën në Katar.

Pamjet tronditëse treguan makina që digjen në mes të rrugës dhe tifozët e tërbuar që thyenin xhama përpara se ta përmbysnin ato. Video të tjera treguan mbështetësit marokenë të veshur me flamuj teksa vraponin nëpër rrugë.

Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close dënoi dhunën dhe paralajmëroi njerëzit që të mos vijnë në qendër të qytetit. Kryebashkiaku i Brukselit dënoi trazirat. Ai tha se ka urdhëruar policët të bëjnë arrestime.

“I dënoj fuqishëm incidentet që ndodhën pasditen e sotme”, deklaroi ai. “Policia tashmë ka vepruar ashpër, prandaj i këshilloj mbështetësit të mos vijnë në qendër.

Policia thuhet se është vendosur në shesin e Krishtlindjeve në kryeqytetin belg mes frikës për dhunë të mëtejshme.

Tensionet ishin rritur tashmë para fillimit të ndeshjes të së dielës, ndërsa fishekzjarrë u hodhën pranë stacionit hekurudhor.

https://twitter.com/LOZANOISHERE/status/1596892637146976256?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1596892637146976256%7Ctwgr%5E574ab6c2091a9048674a4dd3077e5f76f5e7c536%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Ftensione-mes-tifozeve-ne-bruksel-pas-fitores-se-marokut-ndaj-belgjikes%2F

Marketing