Ballina Sport Belgjika publikon listën për Europianin, trajneri lë jashtë një nga yjet e...

Belgjika publikon listën për Europianin, trajneri lë jashtë një nga yjet e Kombëtares

Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën me 25 lojtarët e ftuar për Europianin e Gjermanisë 2024.Vihet re trajneri Domeniko Tedesko ka lënë jashtë portierin e Real Madridit, Tibo Kurtua. Ai humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju dhe vetëm së fundmi u kthye në gjendje të plotë, por ai ka vendosur që të mos e marrë me vete në Gjermani.

Marketing

Rikujtojmë që Belgjika është në Grupin E së bashku me Ukrainën, Sllovakinë dhe Rumaninë. Ata e nisin turneun e tyre kundër Sllovakisë më 17 qershor përpara se të përballen me Rumaninë më 22 qershor. Belgët e mbyllin fazën e grupeve kundër Ukrainës më 26 qershor në Shtutgart.

Marketing
Exit mobile version