Një ndër çiftet që duket se po ‘i zë vendin’ në media rozë dyshes, i moderatores Bora Zemani e aktori Donald Veshaj, është padyshim bolgeria Megi Pojani e futbollisti Endri Çekiçi.
Zërat për ta kanë qenë të shumtë, çka ka bërë që mes edhe vetë ndjekësit kuriozë të jenë edhe më të vëmendshëm në aktivitetet që dyshja zhvillon.
Por mesa duket, spekulimet e ndjekëse të Instagramit e të personazheve të medias rozë, i ka ‘vënë vulën’ modelja e njohur, Beniada Nishani.
E ftuar në një emision sportiv, e ‘ngacmuar’ edhe nga gazetari, Beniada ka konfirmuar lidhjen e Megi Pojanit me Endri Çekiçin.
Moderatori vijoi me ‘thumbimet’ gjatë emisionit për t’i zbuluar më tej rreth këtyre zërave të dyshes dhe ajo që mori ishte një konfirmim nga Beniada e cila tha se janë ‘një çift shumë i bukur’.
Direkt pasi e konfirmoi Beniada me të qeshur tha se Megi do e ‘rrihte’, duke qenë se i zbuloi sekretin.
“Obobo do më rrahë Megi”, tha ajo.
Lidhja mes Megi Pojanit me futbollistin e njohur, Endri Çekiçi është përfolur prej disa ditësh në rrjetet sociale por jo vetëm.
Asnjëri prej tyre nuk e kanë konfirmuar këtë lidhje ndërsa fotot që ata kanë publikuar në Instagram tregojnë të kundërtën. Ata kanë postuar foto veç e veç por në të njëjtin ambient.