Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në botë.
Për herë të parë në karrierën e tij, ylli francez, Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në botë.
Benzema është shprehur i lumtur me arritjen e tij, por nuk ka harruar as të falënderojë të gjithë ata që i ndihmuan.
“Kjo është një ëndërr e fëmijërisë. Ronaldo dhe Zidane ishin idhujt e mi. Unë s’u dorëzova kurrë. Gjithmonë e mbajta kënaqësinë për të luajtur futboll. Jam vërtet krenar me udhëtimin tim”, ka thënë Benzema, përcjell lajmi.net.
“Rrugëtimi im s’ishte i lehtë. Ishte e vështirë për mua dhe familjen time. Të jem këtu sot për herë të parë, më bën të lumtur për punën time. Do të vazhdoj. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin dhe presidentin fantastik. Topi i Artë është çmim individual, por prapë është kolektiv”, tha tutje ai.
Benzema ishte lojtari që shtyu Real Madridin drejt triumfit në Champions League, me gola vendimtar në periudhën më kritike të sezonit.