Me rastin e manifestimit të ditës së Flakës së Janarit, Shoqëria “Lëvizja”, SHVL-UÇK dhe SHKA “Lulet e Malësisë”, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan.
“Kemi dal këtu që të përkujtojmë të gjjithë ata që dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre, ta kujtojmë sakrificën e popullit shqiptarë për liri, të përkujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë, martirët dhe të gjithë bashkëluftëtarët, bashkëveprimtarët që nuk gjenden në mesin tonë”, deklaroi Berat Ajdari, deputet i BDI-së dhe kryetar i SHVL-UÇK-së dega në Kumanovë-Likovë./News-TV/