Ballina Sport Berat Gjimshiti mund të shtojë koleksionin e trofeve europianë

Berat Gjimshiti mund të shtojë koleksionin e trofeve europianë

Atalanta triumfoi në finalen e Ligës së Europës ndaj Bajern Leverkuzenit me rezultatin bindese 3-0, teksa tashmë bergamaskët i presin edhe dy finale të tjera Europiane. Një mundësi e artë për kapitenin Berat Gjimshiti për të shtuar koleksionin e trofeve Europianë.

Marketing

Jo vetëm Superkupa e UEFA-s kundër fituesit të Ligës së Kampionëve (Realit ose Borusias), Atalanta do të luajë gjithashtu një tjetër finale atë të UEFA-CONMEBOL Club Challenge. Një kompeticion ky që u krijua në vitin 2023 si pjesë e një memorandumi mirëkuptimio të nënshkruar nga UEFA dhe CONMEBOL (Amerika e Jugut), që synon forcimin e bashkëpunimit midis dy organizatave.

Në praktikë, fituesi i Europa League dhe fituesi i Copa Sudamericana , gara e dytë kontinentale pas Copa Libertadores, konkurrojnë kundër njëri-tjetrit.

Pas fitores së Sevijas në edicionin e parë, 4-1 në penallti ndaj Independiente del Valle të Ekuadorit (rezultati final 1-1), Atalanta do të përballet me një tjetër skuadër ekuadoriane, LDU Quito.

Exit mobile version