Berisha i kundërpërgjigjet Bashës: Vendimi është nul! Dorëzove sovranitetin e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, pas vendimit të SHBA për shpalljen non grata të tij.

Marketing

Në një lidhje live në Syri.net, Berisha kundërshtoi vendimin e Bashës dhe tha se ai ka shkelur çdo procedurë apo ligj.

Berisha: PD nuk mund të ketë kurrë një forcë politike deputetëve t’i caktojë cilido vend tjetër në botë se këtu merr fund gjithçka. PD i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike. Unë kuptoj presionin e madh që Rama dhe protezha e tij kanë arritur të realizojnë ndaj Bashës, por njeriu i cili ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare në PD.

Për të marrë një vendim të tillë Basha duhet të mblidhte kongresin e PD të ndryshonte statutin, të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej përjashtimi nga grupi e personave dezinjohen non grata nga SHBA apo tjetër vend. Ky nen nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojnë pa transparencën.

Në këtë kontekst ai për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim që është nul se është vendim i tij dhe asnjë forumi të PD, por nuk është ky thelbi. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD. Shqipëria me këtë rast ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin dhe të jetë opozitë e pavarur e interesave publike.

Kam komunikuar sot me Bashën dhe i kam thënë këto që po ju them ju. E dija që ai ishte në presion, por nuk mendoja se ai duke mos respektuar asnjë lloj rregulli do shpallte një vendim të tillë persona.