Berluskoni martohet për herë të tretë. Ja kush është 32-vjeçarja që i ka rrëmbyer zemrën Kavalierit

Silvio Berlusconi, ish-kryeministër i Italisë, do të martohet sërish. Kavalieri do të zhvillojë ceremoninë e dasmës së tretë, të shtunën në një nga vilat luksoze të Lombardisë.

Marketing

Ai do t’i jap fund beqarisë me 32-vjeçaren Marta Fascina, ndërkohë që vetë është 85 vjeç.

Sipas mediave italiane, me këtë periudhë të vështirë që po kalon Europa, Berlusconi ka dashur ta shtyjë ceremoninë për një kohë tjetër, por është e fejuara ajo që ka insistuar.

Berluskoni është martuar në vitin 1965 më Carla Elvira Lucia Dall’Oglio. Në vitin 1990 u martua me mVeronica Lario. Nga dy martesat ka pesë fëmijë.

Ish-kryeministri i Italisë njihet për aventuarat dhe skandalet e tij të dashurisë. Para se të shpallte martesën me Marta Fascina, Berluskoni ishte i lidhur për një kohë të gjatë me Francesca Pascale, 34-vjeç.