Ambasadorja amerikane në vend Kejt Berns sot në Tuiter ka shkruar se nuk është e befasuar që Maqedonia Veriore u gjend në vendin e tretë në listën e destinacioneve të cilat duhet të vizitohen në vitin 2020, të kompanisë turistike “Lonli planet” (Lonely planet).
“Pasi kam pasur mundësinë të vizitojë disa prej qyteteve këtu, të eci nëpër malet e bukura dhe të shijojë ushqime të mirë, kjo nuk më vjen befasi. Maqedonia Veriore është klasifikuar në vendin e tretë në listën e vendeve që duhet t’i vizitoni në vitin 2020. Shkëlqyeshëm”!, ka shkruar ambasadorja e SHBA-së në Tuiter. .