Ballina Aktuale Besa: BDI vetëm ka premtuar zhvillim infrastrukturor, por nuk ka realizuar asgjë

Besa: BDI vetëm ka premtuar zhvillim infrastrukturor, por nuk ka realizuar asgjë

Lëvizja Besa akuzon Qeverinë se ndërsa zhvillon biznesin e kazinove, harron projektet e rëndësishme.

Marketing

Sipas kësaj partie deri Qeveria po merr vendime për hapjen e Kazinove dhe zhvillimin e këtij biznesi shkatërrues për shoqërinë qytetarët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre në rrugë të vjetra, të shkatërruara, e pa standarde.

Besa vlerëson se kur bëhet fjalë për investime kapitale tek zonat shqiptare, BDI-ja është e para për të premtuar, por e fundit për të realizuar.

Madje i apeloi Qeverisë që nëse nuk mund ta bëjë rrugën Tetovë- Prizren për të cilën Kosova i ka filluar procedurat t’ia japë kompetencat Komunës së Tetovës.

“Me dekada të tëra në Qeveri, BDI vetëm ka premtuar zhvillim infrastrukturor, por nuk ka realizuar asgjë. Vendi është i lidhur me autostradë me Greqinë, Bullgarinë e Serbinë, por kurrë nuk arriti të lidhet edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Autostrada Kërçovë- Ohër, mbetet vetëm një premtim dhe projekt nga i cili BDI si pjesë e pushtetit vetëm po zhvat qytetarët duke ribuxhetuar dhe ridedikuar qindra miliona euro për këtë autostradë që për dhjetë vite s’po përfundon. Njëjtë edhe me Autostradën Shkup – Bllacë. Dhjetëra afate të premtuara për ndërtim dhe ende nuk janë përfunduar as 2 kilometrat e parë”, tha Besa Durmishi nga BESA./ Alsat.mk

Marketing
Exit mobile version