Besa e Gashit: Më në fund erdhi drejtësia

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi, në konferencën për gazetarë, ka deklaruar se më 25 maj, Gjykata e Apelit ka vendosur që lënda rreth emrin të Lëvizjes BESA të kthehet në rishqyrtim. Ai ka thënë se ka pasur shumë vërejtje dhe rekomandime të cilat Gjykata Themelore nuk i ka respektuar në vendimin e parë.

Marketing

“Lëvizja BESA është aty ku janë themeluesit dhe anëtarësia e gjerë e saj. Drejtësia po kthehet në vend. Përkundër trumbetimeve llafeve dhe shpifjeve të atyre që falsifikuan edhe emrat personalë të njerëzve, për interesat e ngushta. Ata kanë harruar se ideja e Lëvizjes BESA nuk mund të falsifikohet. Ajo mbetet autentike dhe në atdheun e saj autonom”, ka deklaruar ndër të tjera Rexhepi.

Gjatë konferencës, Rexhepi ka deklaruar se grupi parlamentar i takon Lëvizjes BESA, ndërsa secili deputet që do mund të qëndrojë ose të largohet.