Ballina Aktuale BESA fillon fuqishëm riorganizimin nga Tetova, strukturohet nëndega në Poroj

BESA fillon fuqishëm riorganizimin nga Tetova, strukturohet nëndega në Poroj

Lëvizja Besa riorganizimin e saj e filloi nga Poroj i i Tetovës.

Marketing

Kreu i kësaj partie Bilall Kasami në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Riorganizimin tonë jorastësisht e nisim në Poroj, këtu ku nisën proceset më të rëndësishme politike. Këtu ku nisi organizimi politik i shqiptarëve në Maqedoni, këtu ku i hodhi hapat e para Universiteti i Tetovës, nga vendi që i dha më të shtrenjtit e saj për çlirimin e Kosovës dhe lirinë tonë në Maqedoni.
Me riorganizimin ne kemi për qëllim jo vetëm organizimin strukturor por edhe etablimin e një koncepti të ri të funskionimit politik.

Koncepti i ri i Lëvizjes Besa bazohet në strategji afatgjate, realizim dhe krijim të politikave të reja bashkëkohore.

Marketing
Exit mobile version