BESA mban Konventën themeluese të Forumit të Gruas në Shkup, ja kush zgjidhet kryetare e degës

Në kuadër të strukturimit të Forumit të Gruas pranë Lëvizjes BESA, sonte u mbajt Konventa Themeluese e degës rajonale të Forumit të Gruas – Shkup. Me vota unanime, 205 delegatet zgjodhën zonjën Flora Laçi për kryetare të degës.

Marketing

I pranishëm në këtë konventë ishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami bashkë me zëvendëskryetarin Arjanit Hoxha, nënkryetaren Besa Kadriu, si dhe mysafire nga jashtë Shkupit.

Procesi i ngritjes së strukturave të Forumit të Gruas do të vazhdojë edhe në qytetet tjera duke i themeluar degët rajonale.