Ballina Aktuale Besa nesër zyrtarizon koalicionin me VMRO-në, Kasami ia jep Mickovskit gjysmën e...

Besa nesër zyrtarizon koalicionin me VMRO-në, Kasami ia jep Mickovskit gjysmën e Tetovës!

Lëvizja Besa e udhëhequr nga Bilall Kasami është marrë vesh shumë shpejtë me VMRO-në për të formuar shumicën në këshillin komunal të Tetovës.

Marketing

Nga kjo marrëveshje siç na informojnë burime brenda komunës dhe persona të afërt të Bilall Kasamit VMRO-ja e Mickoskit do të forcojë pozitën e vet në Komunën e Tetovës.

Sipas informacioneve kjo parti pritet të udhëheqë me tre drejtori. Se cilat dikastere Kasami do ti jep VMRO-së mbetet të shihet ditëve në vijim sepse siç njoftojnë mediat nesër, në ora 13:00 është caktuar të mbahet mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Tetovës, shkruan gazeta LAJM.

Lëvizja Besa e cila fitoi 12 këshilltarë në zgjedhjet e 20 gushtit pritet të formojë shumicën në Këshillin e Tetovës së bashku me 4 këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Kryetar i Këshillit pritet të zgjidhet, Besar Durmishi, i cili edhe në përbërjen e kaluar ka ushtruar detyrën e njejtë.

Siç mëson gazeta LAJM, në rend dite, në mbledhjen e parë do të propozohen katër pika:

Propozim-Vendim për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Verifikues;
Propozim-Vendim për verifikimin e mandateve të anëtarëve të Këshillit të Komunë së Tetovës;
Propozim-Vendim për formimin e komisionit për çështje mandatore, zgjedhje dhe emërime;
Propozim-Vendim për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit te Komunës së Tetovës

Marketing
Exit mobile version