Ballina Aktuale Besa paralajmëron derbin me GFK Kumanovo në Sllupçan me këtë postim

Besa paralajmëron derbin me GFK Kumanovo në Sllupçan me këtë postim

Të mërkurën, në stadiumin “Abdulmexhit Shaini” në Sllupçan do të luhet ndeshja derbi e javës së 24-të në Ligën e Tretë-Veri, ndërmjet KF Besa dhe GFK Kumanovo, shkruan Open-TV.

Marketing

GFK Kumanovo është në vendin e parë me 61 pikë, një më shumë se Shkëndija nga Haraçina e vendit të dytë, që poashtu synon ngjitjen në Ligën e dytë.

Klubi nga Sllupçani përmes faqes zyrtare në Facebook e ka paralajmëruar derbin. Ata kanë njoftuar se me kërkesë të ekipit mysafirë, FFM e ka shpall ndeshjen me rrezikë të lartë, duke kërkuar edhe referë të Ligës së parë.

Besa poashtu ka bërë me dije se me cdo klub ka raporte të mira, por jo edhe me ekipe që kur fyhen shqiptarët nuk kërkojnë falje.

“Ndeshja e radhës me 1 maj. KF BESA – gfk kumanovo. Federata me kerkesë të klubit kundershtarë këtë ndeshje e ka shpall me rrezik të lartë dhe ka kerkuar refer të ligës së parë.

E vertetë që klubi jonë ka raporte të mira shoqerore-sportive me gjitha klubet në ligë, ama jo edhe me ata ekipe që publiku i tyre kendon këngë me thirrje nacionaliste dhe nuk kërkon falje ndaj klubeve shqiptare…!!!

#FORCADJEMA 🦁💪🏼 #FORCABESA🤍💚”, thuhet në njoftimin e KF Besa.

Ndeshja mes Besës dhe Kumanovës do të fillojë në orën 16:00.

Exit mobile version