Ballina Aktuale “Besa trans” vazhdoi ilegalisht aktivitetin, kapet nga Inspektorati!

“Besa trans” vazhdoi ilegalisht aktivitetin, kapet nga Inspektorati!

Inspektorati i Qytetit të Shkupit gjatë ditës së sotme ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në terren përmes kontrolleve të autobusëve dhe furgonëve të cilët transportojnë udhëtarë, me ç’rast është gjobitur kompania Rojal Travel Shkup” dhe për kompaninë do të parashtrohet kallëzim tek institucionet kompetente, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing

Prej atje theksojnë se kompania “Rojal Travel” në të cilën është regjistruar furgoni është themeluar më 28 dhjetor 2021 dhe sipas informacioneve të publikuara këto ditë në media bëhet fjalë për persona dhe automjete të lidhura me “Besa Trans”.

Kompanisë “Besa Trans” i është marra licenca për kryerjen e transportit për transport brenda vendit dhe për transport ndërkombëtar nga Ministria e Transportit, pasi paraprakisht kishte konstatuar parregullsi në funksionim, moszbatim të ligjeve dhe detyrimet ligjore që ajo si shoqëri është e detyruar t’i respektojë./

Exit mobile version