Besimi: Buxhetin e vitit 2021 e bëmë me planifikim afatmesëm

I ftuar sonte në emisionin Top Tema në televizionin Telma ishte ministri i Financave, Fatmir Besimi i cili ka sqaruar buxhetin e këtij viti, stabilizimin e borxhit public dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Marketing

Besimi theksoi se mjetet e siguruara nga ky euroobligacion do të rifinancojnë euroobligacionin nga viti 2014, që kishte normë interesi prej 3.975% dhe se bazuar në normën e ulët të interesit të euroobligacionit të ri, do të kursehen 82.25 milionë euro.

Ministri i Financave vuri në dukje se rritja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, në kohë krize krize, është një realitet për pothuajse të gjitha ekonomitë botërore, përfshirë edhe vendin tone. Ai tha se ekonomi të tilla si Spanja, Italia dhe Greqia ngritën borxhin me më shumë se 20 pikë përqindje vitin e kaluar. Besimi thotë se tani politikat pas krizës do të kenë rëndësi të madhe në drejtim të stabilizimit dhe ringjalljes së ekonomisë, përfshirë këtu edhe stabilizimin e borxhit publik.

Tek borxhi publik, e rëndësishme është ajo për të cilën marrim mjetet dhe nëse do të jemi në gjendje ta shërbejmë atë në të ardhmen. Nuk është rastësi që për Buxhetin e vitit 2021 ne shkuam me planifikim afatmesëm. Korniza afatmesme është për vitin 2025 dhe bazohet në tre komponentë: plani i rritjes – si të rritet dhe përshpejtohet rritja në 5.9% në vitin 2025, komponenta e dytë është konsolidimi i buxhetit dhe komponenti i tretë është plani i investimeve publike prej 3.2 miliardë euro. Konsolidimi fiskal çon në ulje graduale të deficitit buxhetor dhe kështu borxhi publik të reduktohet në 58.8% të BPV-së deri në vitin 2025. Nga njëra anë, do të veprojmë për të rritur të ardhurat duke përmirësuar të hyrat, pastaj për të përmirësuar edhe më tej cilësinë e anës së të dalurave, pra realizimin e shpenzimeve kapitale dhe së fundmi burimet e reja të financimit të deficitit – tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.