Besimi dhe Naumov: Grant deri në 15.000 euro për punësime të reja dhe suksesshmëri përmes linjës kreditore pa interes “Kovid4”

Deri në 15.000 euro mjete grant për firmat në sferën e turizmit, hotelierisë, ivent industrisë, institucioneve private shëndetësore, tragtarëve individualë dhe zejtarëve, që do e shfrytëzojnë linjën e re kreditore pa interes “Kovid4”, nëse punësojnë punëtorë të rinj dhe nëse rrisin të hyrat këtë vit. Sot, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtori i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut Kire Naumov, prezantuan kushtet e linjës kreditore pa interes nga Pakoja e pestë e masave, për të cilën mund të aplikohet pas shpalljes së thirrjes publike në fund të majit maj.

Marketing

Për këtë masë janë ndarë 615 milionë denarë ose 10 milionë euro nga buxheti, që do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore. Vlera e kredive individuale do të jetë nga 3.000 deri në 30.000 euro. Masa ka për qëllim përkrahjen e likuiditetit në ekonomi, por edhe të stimulojë aktivitetin investues të kompanive.

-Kushtet për këtë linjë janë bërë në mënyrë që të stimulojnë suksesshmërinë gjatë funksionimit të firmave, investimet dhe zgjerimin e kapaciteteve. Linja kreditore Kovid4 parasheh grante për suksesshmëri në rast se firmat i rrisin të hyrat e përgjithshme në vitin 2021 për së paku 10% në krahasim me vitin 2020 – kështu do të kenë të drejtë të kërkojnë komponent grant prej 30%, të kredisë apo nëse rrisin numrin e të punësuarve në vitin 2021 për së paku 5% – kështu do të mund të kërkojnë grant prej 20% të vlerës së kredisë. Nëse plotësohen këto kushte, shfrytëzuesi mund ta realizojë të drejtën për grant prej 50%. Vlera e përgjithshme e grantit mund të jetë nga 600 euro – vlerë minimale, deri në 15 000 euro – vlerë maksimale. Firmat do të mund të parashtrojnë kërkesë për grant në bankë, kur do të kenë paguar 40% të kredisë – tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

Drejtori i Bankës Zhvillimore Kire Naumov, informoi se “Kovid4” është dedikuar për shoqëritë tregtare mikro, të vogla dhe të mesme deri më 250 të punësuar nga veprimtaria e turizmit, hotelierisë, ivent industrisë dhe transportit, institucionet private shëndetësore, tregtarët individualë dhe zejtarët të cilët mund të tregojnë rënie të të hyrave prej së paku 30% si dhe që kanë kapital dhe rezerva në bilancin e tyre jo më pak se 33% të vlerës së kërkuar të kredisë.

– Vlera e kredisë që mund ta shfrytëzojë subjekti i caktuar do të varet nga numri i të punësuarve në muajin janar, shkurt ose mars të vitit 2021 dhe rënies së të hyrave në vitin 2020, në raport me vitin 2019. Subjektet që kanë rënie të të hyrave ndërmjet 30 dhe 50 përqind, do të mund të shfrytëzojnë kredi prej 15.200 denarë për çdo të punësuar, ndërsa subjektet që kanë rënie të të hyrave prej më shumë se 50 përqind do të mund të shfrytëzojnë kredi për çdo të punësuar prej 22.000 denarë. Kështu, për shembull, subjekti me 20 të punësuar, për të cilin supozojmë se ka rënie të të hyrave prej 35%, do të shfrytëzojë kredi prej 15.200 denarë për 20 të punësuar për 3 muaj = 912.000 denarë (ose 14.830 euro). Nëse ky subjekt ka rënie të të hyrave prej 60%, kjo paraqet rënie prej më shumë se 50%, kështu do të mund të shfrytëzohet kredi deri në 1.320.000 denarë (ose 21.460 euro) e llogaritur si 22.000 denarë për 20 të punësuar për 3 muaj – tha Naumov

Shfrytëzuesit e “Kovid4” si dhe shfrytëzuesit e linjës kreditore “Kovid3” nuk mund ta shfrytëzojnë njëkohësisht masën për Përkrahje financiare për pagesën e pagave nga Pakoja e pestë. Shfrytëzuesit e “Kovid1” dhe “Kovid2”, mund të jenë shfrytëzues të “Kovid4”, nëse i kanë shlyer të gjitha detyrimet e maturuara në bazë të kredive paraprake.

Gjithashtu, të gjithë shfrytëzuesit e mundshëm të linjës kreditore “Kovid4” duhet që t’i kryejnë detyrimet me kohë për paraqitjen e pronarëve të vërtetë në Regjistrin e pronarëve të vërtetë në Regjistrin Qendror.

Afati i pagesës së kredisë parashihet të jetë deri në 42 muaj me grejs periudhë prej 12 muajsh, ndërsa pagesa e kredisë do të bëhet në nivel tremujor për 10% të kryegjesë.

Gjatë kësaj konference për shtyp u bë e ditur se, përmes tre linjave kreditore paraprake pa interes “Kovid1”, “Kovid2” dhe “Kovid3” që janë shfrytëzuar plotësisht, janë injektuar 44.1 milionë euro në ekonomi. Janë përkrahur 4 078 firma, prej të cilave pjesa më e madhe e ndërmarrjeve mikro ose 1 943 firma. Në këto 4 mijë firma, janë të punësuar 36.802 persona.

Përveç kësaj, me linjën kreditore më të fundit pa interes “Kovid3”, vendosëm komponent grant për subjektet e udhëhequra nga gratë, sipërmarrësit e rinj, subjektet që eksportojnë, që dixhitalizojnë dhe përshtaten edhe në kohën e pandemisë së virusit të koronës. Presim të pranojmë kërkesa për grant prej 62% të shfrytëzuesve kreditorë të “Kovid3”.

Marketing