Besimi: Dixhitalizimi i Doganës ka rëndësi të madhe për përmirësimin e kushteve të punës së komunitetit të biznesit

Dixhitalizimi i Doganaës ka rëndësi të madhe për lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë. Me fillimin e procesit skrining, dixhitalizimi i doganës do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për marrjen raportit pozitiv në pjesën e politikave në fushën e Doganës dhe si bazë për funksionimin e tregut të përbashkët, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në ngarjen “Dixhitalizimi i doganës në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe kontrollit më efektiv”, organizuar nga Drejtoria Doganore. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të më shumë se pesëdhjetë kompanive, si dhe përfaqësues të odave ekonomike, para të cilëve drejtoresha e Drejtorisë Doganore, Sllavica Kutirov, prezantoi projektet për transformimin dixhital të punëve doganore, të cilat janë pjesë integrale të Planit aksional për zhvillim të Drejtorisë Doganore në tri vitet e ardhshme.

Marketing

“Dixhitalizimi përmirëson efikasitetin dhe të hyrat, njëkohësisht luftohet ekonomia gri. Këta janë faktorët kyç për ekonomi të suksesshme tregtare”, theksoi Besimi.

Besimi theksoi se me dixhitalizimin e Doganës, përmes përmirësimit dhe avancimit të sistemeve, do të mundësohet lëshimi automatik i mallrave në qarrkullim të lirë për një orë; shërbimet e reja elektronike, parashtrimi i kërkesave në mënyrë elektronike dhe lëshimi i lejeve doganore, shërbimi i ri i pagesës elektronike të kompensimeve dhe sistemi i ri për kontrollin e lejeve të trasportit.

Ministri Besimi, njëherazi theksoi rëndësinë e projektit Twinning “Përmirësimi i arkëtimit të të hyrave, politikës tatimore dhe doganore”, të cilin Drejtoria Doganore e zbaton së bashku me MF-në dhe DAP-in. Realizimi i suksesshëm i këtij projekti, por edhe i projekteve të tjera të DD-së ka rëndësi të jashtëzakonshme për ta theksuar performancën e këtij institucioni.

“Reformat në Doganë kanë vend të rëndësishëm edhe në Programin e reformës së financave publike, i cili parashikon përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe shërbimeve doganore, luftën kundër mashtrimeve doganore, si dhe përshpejtimin dhe lehtësimin e tregtisë përmes vendosjes së konceptit të operatorit ekonomik të autorizuar. Me këtë sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave dhe shërbimeve në rajon për poseduesit e licencave për operator ekonomik të autorizuar”, theksoi Besimi.

Drejtoresha e Drejtorisë Doganore, Kutirov theksoi para komunitetit të biznesit se transformimi dixhital në Doganës përfshin disa projekte dhe aktivitete në të gjitha fushat, për të cilat janë siguruar mjete financiare dhe janë përcaktuar ekipe që punojnë dhe do të vijojnë të punojnë në këtë drejtim.

“Këto projekte përfshijnë zhvillimin e disa sistemeve të reja TIK, të ndara kryesisht në dy fusha: sisteme që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë, lehtësimin e procedurave doganore, të cilat janë pjesë e Planit strategjik shumëvjeçar të BE-së, respektivisht: sistemi i ri i kompjuterizuar transit (NCTS 5), sistem i ri nacional një sportel, sistemi për regjistrimin dhe identifikimin e operatorëve ekonomikë dhe sistemi i automatizuar për menaxhim me terminalet doganore; si dhe sisteme që do të ndikojnë në kontrollin më efikas, arkëtimin më efikas të të hyrave dhe si rrjedhojë në uljen e ekonomisë gri – vendosja e sistemit të ri për mbikëqyrje me video dhe identifikim automatik të targave, sistemi i ri për menaxhimin e kontrollit dhe hulumtimeve dhe sistemi për monitorimin e produkteve të duhanit – Track&Trace”, theksoi drejtoresha Kutirov.

Marketing