Besimi: Do të ketë vendim qeveritar për kursim të ministrave, kryetarëve të komunave dhe drejtorëve

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka deklaruar se për shkak të krizës ekonomike që është duke e përfshirë jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por gjithë botën, pritet që të ketë vendim qeveritar me të cilin do të parashihen edhe kursime nga ana e ministrave, kryetarëve komunalë dhe drejtorëve.

Marketing

Në intervistë për TV24, Besimi paralajmëroi edhe vendim për euroobligacion të ri.

“Në buxhetin që është miratuar në Kuvend janë paraparë 600 milionë euro huamarrje, prej të cilave 545 janë për mbulim të deficitit që është planifikuar me Buxhet, kurse dallimi është për rritjen e depozitës që vazhdimisht e lemë për në fund të vitit që të kemi rezerva të caktuara në llogarinë te Banka Popullore”, deklaroi Besimi duke sqaruar se këto 600 milionë euro nuk janë mjete shtesë.

Paralajmëron edhe ribalanc të buxhetit, varësisht gjendjes së caktuar për periudhë të caktuar kohore. Madje shton se për këtë kanë filluar përgatitjet në ministri.

“Do të shkurtohen projektet me dinamikë të ngadalësuar”, tha Besimi.