Besimi i rusëve ndaj Putinit bie ndjeshëm

Besimi i rusëve në presidentin e tyre, Vladimir Putin ka rënë në dy vjetët e fundit, duke shënuar shifrën më të ulët prej vitit 2013, një vit pasi ai ishte kthyer nga kryeministria në presidencë.

Marketing

Sondazhi i publikuar më 12 shkurt nga Qendra Levada, tregon rënie të popullaritetit të Putinit, i cili është lideri më i famshëm politik në Rusi nga viti 2000.

Rreth 35 për qind e respodentëve kanë thënë se i besojnë Putinit më së shumti në mesin e figurave politike në shtetet tjera, për dallim nga 57 për qind e personave që ishin përgjigjur kështu më 2017.

Dy figura tjera politike që ngjallin ndjenjën e besimit mes rusëve janë: ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Rëna e popullaritetit ndodhë në një periudhë problematike për Kremlinin, pasi aktualisht po zhvillohen diskutime për rolin që mund ta ketë Putini pas përfundimit të mandaitit të dytë si president më 2024.

Muajin e kaluar ai ka prezantuar planet për ndryshime në strukturën politike të Rusisë.

Propozimet janë pjesë e një serie ndryshimesh kushtetuese, për të cilat parlamenti pritet të debatojë dhe të votojë në javët e ardhshme.